Pacolli institon të mos shkohet në zgjedhje pa reformë

Behgjet Pacolli përsërit edhe njëherë qëndrimin e tij se shkuarja në zgjedhje të përgjithshme pa reformë nuk është gjë e mirë. Ai për “Ora News” ka thënë se një treg i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një gjë “më se e mirë”.

Lajme

29/04/2014 22:58

Presidenti AKR-së, Behgjet Pacolli vazhdon të insistojë se do të ishte jo e drejtë të shkohet në zgjedhje pa u përmbushur reforma zgjedhore.

Në një intervistë për  “Ora News”, Pacolli ka thënë  se shkuarja në zgjedhje pa përmbushjen e reformës zgjedhore është “gjë jo e sinqertë nga ana e Mustafës dhe Thaçit”.

“Kam frikë se vota e qytetarëve nuk do të shkojë aty ku do të hidhet dhe do të manipulohet. Nga ana e Thaçit dhe Mustafës do të ishte jo e sinqertë nëse shkojmë në zgjedhje pa përmbushjen e reformës”, ka thënë Pacolli.

Behgjet Pacolli ka thënë se në zgjedhjet e përgjithshme, ai do hyjë si kandidat i AKR-së për kryeministër të Kosovës.

Duke folur për ekonominë dhe bashkëpunimin në këtë fushë mes Kosovës dhe Shqipërisë, Pacolli ka thënë se një treg i përbashkët i këtyre dy vendeve do të ishte një gjë “më shumë se e mirë”. Ai ka premtuar gjithashtu se do të investojë edhe në Shqipëri.

“Do të investoj në Shqipëri. Nëpërmjet investimeve këtu synoj kthimin e Shqipërisë në destinacion turistik për botën”, ka thënë Pacolli.