Eto’o: Jam majmun

Samuel Eto’o i është bashkuar kampanjës kundër racizmit, duke e postuar një fotografi në Facebook, ndërsa kishte shkruar: ‘Jam majmun’. Ylli kamerunas i doli në krahë mbrojtësit të Barcelonës, Dani Alves, i cili ishte ‘viktimë’ e racizmit në stadiumin e Villarrealit.

Sport

29/04/2014 21:33

Samuel Eto’o i është bashkuar listës së gjatë të yjeve të futbollit dhe sferave tjera të jetës, në kampanjën e nisur kundër racizmit.

Ylli kamerunas e postoi në Facebook një fotografi, përmes së cilës e mbështeti ish bashkëlojtarin e tij, Dani Alves, i cili ishte viktimë e një sulmi racist, kur një tifoz i Villarrealit e hodhi në fushë një banane, të cilën me ironi, mbrojtësi i Barcelonës e hëngri.

“Jam majmun”, ka shkruar sulmuesi i Chelseat në rrjetin social, duke u munduar t’ia hequr të gjitha komplekset që kanë njerëzit me ngjyrë.