Obama humb popullaritet edhe shkaku i Ukrainës
Niveli i popullaritetit të presidentit amerikan, Barack Obama, është në rënie të ndjeshme. Kjo pasi shumica e amerikanëve nuk janë dakord me politikën e tij për çështjet e ekonomisë dhe të shëndetësisë, si dhe menaxhimin e krizës në Ukrainë, del nga një sondazh i ri, transmeton BW.

Bota
“Niveli i miratimit të presidentit amerikan ra në 41 për qind, në prill, kundrejt 46 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit”, sipas një sondazhi të “Washington Post” dhe “ABC News”. Niveli i mospranimit është në 52 për qind kundrejt 50 për qind, sa ishte në fillim të vitit 2014.
Vetëm 42 për qind e të pyeturve miratojnë menaxhimin e ekonomisë dhe 37 për qind pëlqejnë mënyrën se si Obama ka aplikuar ligjin e ri të shëndetësisë, të mbiquajtur “Obamacare”, reforma e tij kryesore që u përball me fillime të vështira, por që në fund arriti më shumë se shtatë milionë firma.
Vetëm 34 për qind e të pyeturve janë të kënaqur me mënyrën e menaxhimit të krizës në Ukrainë, sipas këtij sondazhi.