Ndryshuan 139 nota në ditarë shkollorë, përfituan 12 mijë euro

B. J., i lindur më 1976, dhe R. G. (1963) janë arrestuar nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prizren, ngase kanë kryer veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, si dhe ‘Legalizim i përmbajtjes së rreme’.

Lajme

29/04/2014 20:14

Dy të dyshuarit e arrestruar kanë keqpërdorur mjete financiare në vlerë prej 11 mijë e 988 euro, mjete këto që i kanë realizuar duke legalizuar dëftesa dhe certifikata shkollore, pa i protokolluar në baza ligjore, si dhe duke bërë ndryshimin e notave në ditarë shkolle (dyshohet që vetëm në ditarët e dy klasave, për vitin 2009 – 2010, janë ndryshuar 139 nota).

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i tyre është bërë pas hetimeve disamujore. Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.