Ministri Krasniqi mbështet zgjedhjen e Januzajt
Memli Krasniqi e ka përkrahur Adnan Januzajn për zgjedhjen e tij për ta përfaqësuar Belgjikën. Ministri i Sportit shpreson që talenti i Manchester Unitedit të luajë për Kosovën në të ardhmen.
Sport
Ministri i Sportit, Memli Krasniqi e ka mbështetur vendimin e Adnan Januzajt për ta zgjedhur Përfaqësuesen e Belgjikës.
Përmes rrjetit social Twitter, numri 1 i MKRS-s e ka shprehur mendimin e tij, pasi e mori lajmin se ylli kosovar i Manchester Unitedit, vendosi përfundimisht për Belgjikën, duke ia mbyllur dyert Shqipërisë.
“Urime Adnan Januzajt dhe i deshiroj suksese me Belgjiken ne Kampionatin Boteror 2014. Shpresoj ta shoh duke luajtur per Kosoven nje dite”, ka thënë Krasniqi, i cili uroi që një ditë 19 vjeçari të luajë për Kosovën, kur kjo e fundit të bëhet pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s.