Mustafa: Kuvendi ta përfundojë punën javën tjetër
Isa Mustafa është shprehur se Kuvendi i Kosovës, do të shpërbëhet gjatë javës që vjen. Ai tha se nuk ka më arsye të vazhdojë punën një Kuvend i cili e ka paralizuar vetën. Sipas tij, koalicioni qeverisës nuk e fuqinë në Kuvend për të marr vendime të rëndësishme.
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se Kuvendi i Kosovës, do të shpërbëhet gjatë javës që vjen . Ai ka thënë se ky Kuvend nuk është në gjendje të marrë vendime të rëndësishme, për shkak të mungesës së numrave.
“Kuvendi i Kosovës më nuk do të aprovojë asgjë. Jam shumë i bindur që ky Kuvend do ta përfundojë punën e tij, ose gjatë javës që vjen”.
“Nëse nuk e përfundon formalisht punën atëherë do ta përfundojë realisht, sepse ky Kuvend nuk është në gjendje të marrë vendime të cilat kanë ndonjë relevancë ose një rëndësi të caktuar, ngase nuk e ka shumicën”, ka deklaruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
“Nuk ka më arsye të mbahet një Kuvend i cili e ka paralizuar vetën”.
Mustafa tha se pas seancës së Kuvendit që do të mbahet këtë të enjte, ku pritet të do të diskutohet vazhdimi i mandatit të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës speciale,ai së bashkë me partitë tjera do të merren vesh që ta shpërbejnë Kuvendin, në mënyrë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.