9 gjërat të mahnitshme që vetëm një grua që ka lindur apo edhe shtatzënë mund t’i kuptojë

Të lindi një foshnjë është...interesante.

Lifestyle

08/11/2019 22:40

Dhe pa marr parasysh se a e keni përjetuar këtë përvojë që ndryshon jetën se fundmi, apo edhe para 20 viteve, është diçka që nuk e harroni kurrë.

Dhe përderisa çdo përvojë është unike, janë disa gjëra që janë universale, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Shikoni më poshtë disa nga këto gjëra që i përjetojnë gratë shtatzëna, por edhe ato që kanë lindur shumë më herët mund të pajtohen.

Sado që keni përgatitur vetën që të ushqeheni shëndetshëm dhe të jeni tejet të kujdesshme në ushqim, e po kjo nuk do të zgjas shumë, dëshira për të ngrënë ushqime të pa shëndetshme zë vend tek ju dhe nuk keni se çfarë të bëni. Dhe asgjë nuk do ju bëjë të ndjeheni mirë, vetëm pasi që do keni ngrënë këto ushqime.

Të gjitha planet që i keni bërë më parë, bëhen vetëm teori

Në fakt, të gjitha ato plane të mira që i keni bëre, pa asnjë dyshim do të ‘dalin jashtë dritarës’. Gjërat ndodhin pa pritur kur jeni shtatzënë, ujërat mund të shpërthejnë ndoshta kur jeni në supermarket.

Data ku do të lindni fëmijën është vetëm një llogaritje

Ditën kur do të jepni lindje duhet ta mendoni vetëm si llogaritje që gjë mund dhe mund të mos ndodh.

Nuk do të ndjeheni të vetëdijshme

Disa gjëra që ndodhin kur jeni në vendin që do të lindi fëmijën janë të turpshme dhe do ju ndjekin me kohë. Por, puna është se ju jeni shumë të zëna duke u munduar të nxirrni një fëmijë nga trupi juaj sa që gjërat tjera bëhen tërësisht irrelevante.

Do bini në dashuri nga e para

Përderisa përjetoni një numër të madh emocionesh, do ta kuptoni se sa shumë e dashuroni partnerin tuaj dhe se sa me fat jeni që e keni pranë vetës.

Flokë të çrregullta…nuk ju intereson

Ju jeni të lodhura, pa gjumë dhe flokët mund të jenë të ngjitur për ballin tuaj, por ajo fotoja e parë me të porsalindurin do ju bëhet fotoja më favorite dhe do të keni ndonjëherë.

Është absolutisht e papërshkrueshme

Ju mundoheni të ia përshkruani partnerit, familjes, shoqërisë, por kur nuk e dinë, nuk kanë si të dinë.

Do ta bëni përsëri nga e para

Edhe pse mund të jetë njëra prej gjërave më stresuese, të lodhshme në jetën tuaj, ju do ta bënit përsëri, pa asnjë dyshim./Lajmi.net/