Kuvendi lidh kontratë me punëtore të tjera të pastrimit pa lajmëruar fare, atyre që grevuan prej tre muajsh ua hedhin jashtë edhe rrobat
Punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë qenë në grevë për rreth tre muaj, gjatë ditës së sotshme i’u janë hedhur rrobat e punës jashtë, në oborrin e kuvendit pa i lajmëruar fare. Ndonëse ua ndërprenë kontratën pa paralajmërimë duke i zëvendësuar kështu me punëtoret të reja punëtore sot u hodhën jashtë edhe rrobat të…
Lajme
Punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë qenë në grevë për rreth tre muaj, gjatë ditës së sotshme i’u janë hedhur rrobat e punës jashtë, në oborrin e kuvendit pa i lajmëruar fare.
Ndonëse ua ndërprenë kontratën pa paralajmërimë duke i zëvendësuar kështu me punëtoret të reja punëtore sot u hodhën jashtë edhe rrobat të cilat punuan me to.
Kështu bëri të ditur Rrjeti i Grave në Kosovë në postimin e publikuar në Facebook.
“Fotoja më poshtë, e realizuar sot, tregon një pamje tronditëse: punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat deri sot në ditën e 66-të ishin në grevë – janë të rrethuara me thasë të zi me rrobat e tyre, të cilat i kanë mbajtur në punë për vite me radhë. Këta thasë sot u janë hedhur jashtë atyre, pa asnjë shpjegim e në mënyrë çnjerëzore”, thuhet në njoftim.
Tutje RrGK e ka dënuar ” këtë veprim kaq të ulët nga ana e përgjegjësve në Kuvend. Institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të trajtojnë me respekt punëtoret teknike që për vite me radhë kanë kontribuuar në mirëmbajtjen e këtij institucioni”.
Më 16 shtator, punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë me kërkesë që paga të rritet nga 275në 550 euro./Lajmi.net/