80 milionë euro për Di Marian?

Manchester United i është përgjigjur interesimit të Bayern Munichut për transferimin e Angel Di Marias duke kërkuar 80 milionë euro për shitjen e tij.

Sport

28/05/2015 13:17

Pep Guardiola duhet të paguajë 80 milionë euro nëse dëshiron ta ketë Angel Di Marian në Bayern Munich.

Manchester United i është përgjigjur interesimit të gjigantit bavarez për transferimin e yllit argjentinas duke kërkuar 80 milionë euro për shitjen e tij, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Mail”.

Ylli argjentinas nuk ka dhënë shkëlqimin e pritur në Old Trafford, pas ardhjes nga Real Madrid në verën e vitit të kaluar për rekord në futbollin britanik prej 75 milionë euro.

Por, ai spekulohet se mund të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës.