80% e pacientëve po infektohen nga koronavirusi prej personave që nuk po shfaqin simptoma

Shumica e pacientëve me koronavirus u infektuan nga personat që nuk shfaqnin simptoma, gjeti një studim i ri i rasteve në Kinë.

Fun

07/04/2020 23:35

Studiuesit e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin Shanghai Jiao Tong vlerësuan se sa kohë nevojitej që dikush të infektohej me COVID-19, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Duke përdorur modelimin matematikor, ekipi zbuloi se 79.7 përqind e njerëzve iu transmetua virusi pandemic nga persona që nuk shfaqnin simptoma.

Ekipi gjithashtu zbuloi se koha mesatare që dikush ka virusin dhe mund ta kalojë atë përpara se të shfaqë simptoma është 3.8 ditë.

Weituo Zhang dhe kolegët e studimi thonë se rezultatet e tyre tregojnë se izolimi vetëm nuk është i mjaftueshëm, ai duhet të shoqërohet me testime rigoroze dhe gjurmimin e virusit.

Gjetjet pasqyrojnë të dhëna të disponueshme nga studimet e shumta të viruseve në zonat me kontakt të afërt – veçanërisht nga rastet e konfirmuara. /Lajmi.net/