80 aksidente në 24 orë (Dokument)

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët kanë ndodhur 80 aksidente në komunikacion.

Lajme

07/08/2017 12:09

Sipas Policisë, 24 aksidente janë me të lënduar e 56 pa të lënduar.

Në raportin e Policisë thuhet poashtu se gjatë këtyre 24 orëve janë shqiptuar 1540 tiketa, ndërsa janë arrestuar 26 persona, transmeton lajmi.net.

Gjatë këtij viti (Janar-korrik) nga aksidentet në komunikacion kanë vdekur 71 persona. Numri i aksidenteve është rritur në muajt e verës, ndërsa Policia e Kosovës në vazhdimësi u bënë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të kujdesshëm dhe t’iu përmbahen rregullave të trafikut. /Lajmi.net/

screenshot_1