“80-81 vota për President nuk është caku ynë” – Mustafa: Kurti nuk po don zgjidhje me LDK-në, mos thoni që ne po iu qojmë në zgjedhje
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar në lidhje me atë që tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun. “80-81 vota për President nuk është caku ynë”, ka thënë Kurti, e në lidhje me këtë, Mustafa ka thënë se Kurti nuk po do zgjidhje bashkë me LDK-në. “NUK…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar në lidhje me atë që tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
“80-81 vota për President nuk është caku ynë”, ka thënë Kurti, e në lidhje me këtë, Mustafa ka thënë se Kurti nuk po do zgjidhje bashkë me LDK-në.
“NUK po don me gjetë zgjidhje për president bashkë me LDK-në. Veq mos thuani pastaj “LDK po na qon në zgjedhje”!”, ka shkruar Mustafa.
Edhe takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku përfundoi pa marrëveshje, ndërkaq kanë mbetur vetëm edhe 22 ditë për çështjen e Presidentit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: