8 arsye se pse të shash është mirë për shëndetin tuaj

Nëse ju nuk e keni ditur, ekzistojnë fakte të shumta se të sharit ka edhe efekte të mira shëndetësore.

Lajme

22/10/2015 12:27

Qoftë nëse është një e sharë normale mes shoqërisë apo çfarëdo, blasfemia në disa situata është shumë e mirë, e këtë fakt e mbështet edhe shkenca.

Hulumtues të shumtë thonë se ka shumë mënyra që të sharit është e mirë për shëndetin tuaj fizik edhe emocional.

Prandaj, herën tjetër kur dëshironi të shani, bëjeni atë me plot vetëbesim, pasi që këto janë disa përfitime potenciale që i sjell të sharit e që lajmi.net i sjell për ju:

1) E lehtëson dhimbjen

https://c2.staticflickr.com/4/3955/15546962525_eedd567853_b.jpg

Në një studim të fundit, janë marrë disa student të kolegjit dhe i kanë futur duart në ujë të ftohët për të provuar se sa gjatë mund ta durojnë atë temperaturë.

Ata të cilët pëshpëritnin me të shara kishin raportuar për më pak dhimbje si dhe kishin arritur ti mbajnë duart për rreth 40 sekonda më gjatë se ata të cilët nuk kishin sharë.

2) I shpejton të rrahurat e zemrës

http://i.ytimg.com/vi/rFFjgtzBdWk/hqdefault.jpg

Të sharit mund ta aktivizoj reagimin tuaj e të injoruarit apo të ‘luftuarit’, duke ju bërë juve më agresiv, por fatmirësisht në një mënyrë të mirë.

Kjo më së lehti mund të vërehet tek trajnerët e ekipeve të futbollit etj, apo edhe në ushtri tek instruktorët.

3) Të sharat kanë ndikim pozitiv edhe në filma, seriale etj

http://image.minyanville.com/assets/articles/slider/1489612593-leoslider.jpg

Monika Bednarek, i kishte studiuar disa nga serialet më të famshme të Amerikës, dhe i kishte numëruar të sharat për secilën episodë.

Me më shumë se 100 fjalë të ndyra për episodë, seriali i famshëm “The Wire” ishte i pari.

Ndërsa sa i përket filmave, filmi i cili është nominuar 5 herë për çmimin Oskar, “The Wolf of Wall Street”, kishte aq shumë të shara saqë çdo 20 sekonda dëgjohej ndonjë.

Përfundimi?

Të sharat, apo fjalët e ndyra = me popullaritet.

4) Të ndihmon të krijosh lidhje

https://www.collegemag.net/assets/img/articles/resized/_Friendship__0.24453700_1438016296__thumb.jpg

Ndoshta jo të gjithë ne shajmë gjatë bisedave tona ordinere, por Bednarek thotë se shumicën e kohës, blasfemia mund ti ndihmojë lidhjeve shoqërore etj.

“Sa i përket funksionit psikologjik të të sharit, ne nuk duhet të harrojmë edhe funksionet e saj shoqërore. Të sharit është e rëndësishme për krijimin e lidhjeve të ngushta me partner, për krijimin e lidhjeve të ngushta shoqërore apo intime me të tjerët, dhe lidhje të forta mund të krijohen si rrjedhojë e kësaj”.

5) Të bën të ndihesh se je në kontroll

http://system5mg.com/wp-content/uploads/2010/07/Independent-marketers.png

“Duke sharë ne tregojmë, jo vetëm vetës por edhe tjerëve se nuk jemi viktima pasive por jemi të fuqishëm të reagojmë dhe të luftojmë”, shkruan psikiatri Anglez, Neel Burton.

Ai gjithashtu thotë se kjo edhe mund të përmirësoj vetëbesimin etj.

6) Mund ti bëjë njerëzit të qeshin

http://bpisecurity.com/wp-content/uploads/2013/02/People-Laughing.jpg

Shpeshherë në shoqëri, të gjithë ne e përziejmë humorin me të sharit për ti bërë shokët tonë të qeshin, dhe përderisa gjatë këtij procesi askush nuk është duke u ofenduar, atëherë të sharit mund të ketë vlera të mira të të argëtuarit.

7) Të lejon të shprehesh më mirë

http://i1.wp.com/www.brokencitylab.org/wp-content/uploads/2009/03/img_9413.jpg?resize=520%2C347

“Të sharit të mundëson ty që të shprehësh nervozën, kënaqësinë, befasinë apo edhe lumturinë”, thotë Timothy Jay, një psikolog në Kolegjin Massachussetts i cili ka studiuar për blasfeminë tash e 35 vite.

8) Mund të ndihmojë të përshtatesh më lehtë

http://pad2.whstatic.com/images/thumb/0/0d/Fit-In-at-School-Step-2-Version-2.jpg/670px-Fit-In-at-School-Step-2-Version-2.jpg

Nëse ju keni presion nga kolegët apo shoqëria, atëherë të sharit mund të ju ndihmojë të ndiheni më komfort në shoqëri.

Nëse dikush tjetër është duke përdorur fjalë të ndryshme ofenduese, dhe nëse edhe ti i përdorë ato atëherë kjo do të thotë që ti je pjesë e atij grupi. /Lajmi.net