Qeveria i dha pronë Halil Kastratit, Shala: Kur shteti te harron, poshtërimi vjen edhe në këtë formë
Qeveria e Kosovës i ka dhënë për 99 vite një pronë në shfrytëzim Halil Kastratit për ndërtimin e një strehimoreje. Për qëllimin e realizimit të interesit publik, sipërfaqet kadastrale të paraqitura në këtë vendim iu kanë jepur për shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë…

Lajme
Qeveria e Kosovës i ka dhënë për 99 vite një pronë në shfrytëzim Halil Kastratit për ndërtimin e një strehimoreje.
Për qëllimin e realizimit të interesit publik, sipërfaqet kadastrale të paraqitura në këtë vendim iu kanë jepur për shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë Down dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”, në periudhë prej 99 vitesh, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Për këtë vendim ka reaguar edhe anëtari i PSD, Asdren Shala i cili ka konsideruar se ky veprim tregon degradimin e shtetit, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, Halil Kastrati versioni i kundërt i filantropisë dhe humanizmit.
Sipas Shalës, “Kurti po i rrënon krejt ato që janë ndërtuar me gjak, sakrificë e vetëmohim”.
“Po flasim per bamiresi e humanizem, praktika keto parashtetore, e jo per politika sociale e te mireqenies. Nuk po flasim per to se shteti ka shkue per lesh, eshte dorezue para fenomenit Halil Kastrati. E ky dorezim eshte kthim mbrapa, ne vitet 90’ta kur nuk kemi pas shtet, e buke na ka ngi Shoqata Nene Tereza. E do burra kane vdek per me u shkeput prej atij stadi kur halli i qytetareve ka qene ceshtje e “filantropeve” si Halil Kastrati. Kane vdek qe shteti me qene zgjidhja e halleve. E Kurti po e rrenon krejt ato qe e kemi ndertue ne gjak, sakrifice e vetmohim. Kur shteti te harron, posherimi vjen edhe ne forme te Halil Kastratit”, ka shtuar ai. /lajmi.net/