745 persona cullak në det

Pushuesit në plazhin e Zelandës së Re u zhveshën tërësisht dhe e shijuan ujin e Oqeanit Paqësor, duke e thyer rekordin botëror. Në fakt, 745 persona, të të dyja gjinive, u vërsulën drejt ujit në bregdetin Gisborne, në veri-lindje të Zelandës së Re, duke i hequr të gjitha mbathjet. Pjesëmarrësit vinin nga pjesë të ndryshme…

Lifestyle

08/01/2014 19:00

Pushuesit në plazhin e Zelandës së Re u zhveshën tërësisht dhe e shijuan ujin e Oqeanit Paqësor, duke e thyer rekordin botëror. Në fakt, 745 persona, të të dyja gjinive, u vërsulën drejt ujit në bregdetin Gisborne, në veri-lindje të Zelandës së Re, duke i hequr të gjitha mbathjet.

Pjesëmarrësit vinin nga pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa ata shpresojnë që me këtë veprim do të hyjnë në librin e rekordeve botërore – Guinness.

Rekordi paraprak i njerëzve që u futën bashkarisht në det, tërësisht cullak, ishte ai i notuesve spanjollë, respektivisht 729 sosh. Sipas organizatorëve të këtij evenimenti, kjo është një ngjarje që nuk do të harrohet për një kohë të gjatë.