70% e sektorit publik nuk janë duke punuar, dje morën pagat e plota

Qeveria e Kosovës të enjten ka ekzekutuar pagat për sektorin publik disa ditë më herët.

Lajme

27/03/2020 11:36

Punëtorët e këtij sektori kanë marrë pagën e plotë, përkundër faktit që mbi 70 përqind të tyre nuk janë duke punuar.

Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka marrë asnjë masë në ndihmë të sektorit privat, ku janë të punësuar shumica e qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë, odat ekonomike dhe komunat vazhdojnë të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës, që t’i mbështet bizneset, pasi gjendja e tyre po rëndohet çdo ditë e më shumë.

Odat madje kanë bërë disa herë rekomandime se si t’i ndihmohet sektorit privat. /Lajmi.net/