7 vjet nga e arta Olimpike e Majlindës, Kuka me postim emocional

Para shtatë vitesh, më 7 gusht 2016 e gjithë bota po fliste për Kosovën. Xhudistja Majlinda Kelmendi shkroi historinë, duke siguruar medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën. Xhudistja pejane u tregua dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar raundet një e nga një, për të mposhtur në finale, italianen, Odette Giuffrida. Kosovarja në kategorinë…

Sport

07/08/2023 10:39

Para shtatë vitesh, më 7 gusht 2016 e gjithë bota po fliste për Kosovën. Xhudistja Majlinda Kelmendi shkroi historinë, duke siguruar medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën.

Xhudistja pejane u tregua dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar raundet një e nga një, për të mposhtur në finale, italianen, Odette Giuffrida.

Kosovarja në kategorinë 52 kg fillimisht mundi në gjysmëfinale, japonezen Misato Nakamura, e cila më herët eliminoi në çerekfinale xhudisten ruse, Natalia Kuziutina.

Ajo po ashtu mposhti në çerekfinale kundërshtaren, Christianne Legentil. Fitoren e parë e arriti për vetëm 25 sekonda ndaj zviceranes, Evelyne Tschopp.

I gjithë opinioni botëror sportiv dhe në Kosovë foli për këtë arritje historike të Kosovës qysh në debutim në Lojërat Olimpike.

Këtë moment e ka kujtuar edhe trajneri Driton Kuka me anë të një postimi emocional./Lajmi.net/