7 ushqimet që shqiptarët i hanë më së shumti

Më poshtë kemi radhitur një listë të disa prej ushqimeve të cilat shqiptarët i hanë më së shumti.

Lifestyle

15/07/2015 12:38

Varësisht se çfarë vendosin të përgatitin për vaktet e ndryshme të ditës, këto ushqime në përgjithësi janë ato të cilat konsumohen më shpesh gjatë javës dhe më së shumti nga shqiptarët.

Lajmi.net ju sjellë 7 prej ushqimeve që më së shumti i hanë shqiptarët:

Pasuli (Fasulja)
7706557430_dd2996abe1_b
Pasuli është një ushqim shumë tradicional tek shqiptarët. Ai përgatitet lehtë dhe shihet si një zgjedhje e përkryer dhe e lirë që nuk kërkon shumë përbërës, pasi përgatitet vetëm me ujë, fasule, qepë, vegetë, piper të kuq dhe yndyrë.

Pitja (Byreku)
458836d5a610f6c3ec3e350e3d74f8ff
Pitja është një tjetër ushqim shumë i zakonshëm në tryezat shqiptare. Varësisht se çfarë lloji të pites e pëlqeni, ky ushqim mbetet si më i zakonshmi në vaktet e shqiptarëve i cili shoqërohet me kos dhe turshi.

Gullashi (Gjellë me mish)
Gulasch-big
Gullashi është ushqim poashtu shumë i konsumuar nga shqiptarët. Ai përveç se përgatitet lehtë dhe shpejtë, përdoret shumë në raste kur ka shumë të ftuar për drekë ose darkë.

Krelana
7191958680_dacd1b27eb
Krelana është një ushqim pothuajse i ngjashëm me piten dhe flijen. Nuk kërkon shumë përbërës dhe përgatitet shumë shpejtë. Zakonisht gjatë ngrënies shoqërohet me kos, djathë dhe turshi.

Vezët
Egg_000001615195_main
Vezët përdoren shumë në kuzhinat shqiptare, sidomos në përgatitje të mëngjesit ku përzihen me speca apo gjizë për të fituar një shije më të veçantë.

Flija

Flija është një ushqim tjetër tradicional tek shqiptarët. Për shkak të shijes së veçantë që e fiton kur përgatitet në ambient të hapur në zjarr, ky ushqim përgatitet më shpesh gjatë stinës së verës. Gjatë ngrënies shoqërohet gjithashtu me kos, turshi dhe djathë.

Qebapat
kosovo_qebaptores
Qebapat janë një tjetër ushqim që hahen shumë nga shqiptarët. Shpesh, në raste kur nuk kemi përgatitur diçka në shtëpi, vendosim që të blejmë disa të tillë dhe t’i përgatisim vetë apo i blejmë të gatshëm në ndonjë ‘qebaptore’. (lajmi.net)