7 shenjat që paralajmërojnë se dhimbjet e barkut janë Apandesit
E rëndësishme është që një person të kuptojë shenjat e hershme të inflamimit.
Lifestyle
Apendiksi, njohur ndryshe nga të gjithë si apandesiti organi pa të cilin mund të jetojmë, ndodh të inflamohet e të hiqet nga trupi përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale, transmeton lajmi.net.
Një në 20 persona e heqin apendiksin çdo vit dhe sipas WebMD grupmosha më e zakonshme që ka probleme janë 10 deri në 30 vjeç.
Megjithatë e rëndësishme është që një person të kuptojë shenjat e hershme të inflamimit në mënyrë që apendiksi mos të krijojë asnjë shqetësim për organizmin.
1. Dhimbje barku.
Simptoma më e zakonshme është dhimbja abdominale. Dhimbja mund të fillojë papritur dhe të përqëndrohet në anën e djathtë. Klinika Mayo shton se dhimbja mund të përkeqësohet kur kolliteni, ecni ose lëvizni.
2. Dhimbje në zonën e kërthizës
Klinika Mayo thotë se ndonjëherë dhimbja mund të fillojë në kërthizë dhe pastaj të migrojë në pjesën e poshtme të barkut
3. Dhimbje shpinës
Përveç dhimbjes së barkut, WebMD shkruan se disa njerëz mund të kenë dhimbje shpine ose në zonën e rektumit
4. Dhimbje gjatë urinimit . Kjo është një simptomë e pazakontë, por ËebMD raporton se disa njerëz kanë dhimbje dhe vështirësi urinimi.
5. Ndjesi të vjelle , marramendje ethet.
6. Fryrja e barkut është një tjetër shenjë, që apendiksi është inflamuar dhe brenda një kohe të shkurtër do shfaqë probleme.
7. Humbja e oreksit. Një tjetër simptomë e zakonshme. /Lajmi.net/