7 modelet më të përshtatshme të këpucëve për t’i veshur me pantallona të gjera

Pavarësisht nëse dëshironi të stiloni xhinse, pantallona lëkure të gjera ose pantallona kostumesh tradicionale, ja ku keni nga një mundësi këpucësh për çdo rast.

Lifestyle

13/09/2021 15:26

Kur është fjala për stilimin e veshjeve, nga mund të merrni frymëzim më mirë se nga java e modës?! Duke sjellë së bashku individët më me stil në botën e modës, këto ngjarje janë perfekte për ide veshjesh dhe frymëzim stili.

Dhe meqë po flasim për të qenë në hap me trendet e kohës, një prej këtyre trendeve janë edhe pantallonat e gjera. Nëse keni të tilla në gardërobë dhe e keni vështirë të gjeni këpucët e duhura për t’i kombinuar, nuk jeni të vetmet.

Për fat të mirë, stili i rrugës në Javën e Modës në Kopenhagen ofroi shumë frymëzim sa i përket stilimit te pantallonave të gjera.

Pavarësisht nëse dëshironi të stiloni xhinse, pantallona lëkure të gjera ose pantallona kostumesh tradicionale, ja ku keni nga një mundësi këpucësh për çdo rast.

1. Pantallona të gjera + balerina

2. Pantallona të gjera + shapka me takë

3. Pantallona të gjera + këpucë me takë me majë

4. Pantallona të gjera + sandale me rripa

5. Pantallona të gjera + atlete

5. Pantallona të gjera + gjysmëçizme

6. Pantallona të gjera + këpucë ‘moccasin’