7 mënyrat e shpejta për të kalkuluar numrat në matematikë
Disa nga truket që ju shpien drejt një rezultati të shpejtë dhe të saktë.
Fun
Shumëzimi, pjesëtimi, këto na sjellin mbrapa në klasën e matematikës. Edhe nëse kjo klasë është thjesht një kujtim për ne, akoma ka gjëra që na duhet ti zgjidhim në jetën e përditshme, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Për fëmijët tuaj, u duhet thjeshtë një zgjidhje e shpejtë dhe e thjeshtë. Ky proces mund të bëhet shumë më i lehtë duke përdorur disa truke për kalkulim.
- Shumëzimi me numrin 9, duke përdorur duart tuaja
Vendosi duart përpara jush. Konsideroni që çdo gisht i juaji ka një numër.
Si shembull, le të themi që ju duhet të gjeni rezultatin e numrave 4 x 9. Gjeje numrin 4 dhe ule gishtin. Tani numëroni të gjithë gishtat në të anën e majtë, dhe në anën e djathtë. Në të majtën tuaj keni 3 gishta kurse në të djathtën keni 6 gishta.
Tani bashkoni këta numra. 36 është barazimi i shumëzimit të numrit 4 dhe 9.
- Shumëzimi i numrave me tre shifra
Si shembull, le të themi që ju duhet barazimi i numrave 652 x 6. Ju mund të vizatoni një tabelë dhe ti shkruani numrat mbi vizatim.
Shumëzoni çdo numër një nga një me 6 dhe shkruani rezultatin në tabelë.
6×6 = 36
5×6 = 30
2×6 = 12
Tani bashkoni numrat, duke lënë numrin e parë dhe të fundit të pa ndryshuar. Rezultati në fund do të jetë përgjigja.
- Shumëzimi me numra të mëdhenj
Le të themi që keni nevojë të dini përgjigjen e shumëzimit të këtyre numrave 7 x 531. Do të ishte shumë e thjeshtë, nëse pjesëtoni numra e mëdhenj në një grupe (në dhjetëshe dhe qindëshe). Provoni ti bëni sa më të vegjël.
- Shumëzimi me 12
Shumëzoni numrat origjinal me 10, dhe më pas shtojeni dy herë, dhe vendosi këta numra bashkë që të merrni përgjigje, transmeton lajmi.net.
- Kalkulimi me 15%
Nëse po mundoheni të gjeni 15% e një numri. Në fillim ju duhet të gjeni 10%. Le të marrim 400 si shembull. Largoni pjesën decimale në pjesën e majtë. Pjesëtoje këtë numër në 2 dhe shtoja rezultatin në 40. Përgjigja është që 60 është 15% i numrit 400.
- Mbledhja e numrave tre shifrorë
Numrat tre shifrorë janë shumë të thjeshtë për tu kalkuluar kur janë të ndarë në pjesë. Vendosi qindëshet dhe dhjetëshet të ndara.
- Shumëzimi me 9
Ju mund të shumëzoni me 10 nëse ju duhet të shumëzoni me 9. Vetëm mos harroni të zbrisni numrin origjinal nga rezultati që të merrni përgjigjen e duhur. /Lajmi.net/