Ismet Munishi largohet nga Ferizaj
Trajneri Ismet Munishi ka bërë të ditur se më nuk do ta drejtojë klubin e Ferizajt që garon në Ligën e parë. Munishi përmes Facebook ka shkruar se e ka kuptuar që nuk mund të japë më shumë në këtë ekip futbolli, transmeton lajmi.net. “Dje e kuptova se nuk kam më qka të jap te…

Sport
Trajneri Ismet Munishi ka bërë të ditur se më nuk do ta drejtojë klubin e Ferizajt që garon në Ligën e parë.
Munishi përmes Facebook ka shkruar se e ka kuptuar që nuk mund të japë më shumë në këtë ekip futbolli, transmeton lajmi.net.
“Dje e kuptova se nuk kam më qka të jap te klubi Fc Ferizaj , prandaj ofrova dorheqjen e parekueshme”, ka shkruar tekniku.
Ai ka falënderuar presidentin, lojtarët e tifozët e klubit. /lajmi.net/