6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
6 persona po trajtohen në QKUK si pasojë e lëndimeve nga mjetet piroteknike. Rreth gjendjes së tyre shëndetësore, detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës Naser Syla. “6 i kemi të lënduar deri tash, dy me lëndime të fytyrës dhe organeve të të pamurit. Njëri rëndë”, deklaroi Syla për Klanin. “Ndërkaq, 4 të tjerë me lëndime…
Lajme
6 persona po trajtohen në QKUK si pasojë e lëndimeve nga mjetet piroteknike.
Rreth gjendjes së tyre shëndetësore, detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës Naser Syla.
“6 i kemi të lënduar deri tash, dy me lëndime të fytyrës dhe organeve të të pamurit. Njëri rëndë”, deklaroi Syla për Klanin.
“Ndërkaq, 4 të tjerë me lëndime të ekstremiteteve të sipërme”, theksoi ai.
Në natën e ndërrimit të motmoteve, përdorimi i mjeteve piroteknike është në sasi goxha të madhe dhe rreziku për ndonjë lëndim të qytetarëve është në shkallë të lartë.