6 drogat kryesore që përdoren nga shqiptarët
Qendra Evropiane e Monitorimit të Drogës dhe Varësinë nga Droga ka publikuar raportin vjetor të vitit 2016 me shifrat kryesore për drogat e paligjshme në Evropë. Sipas këtij raporti mësohet se të paktën 95 milionë evropianë kanë konsumuar një drogë të paligjshme në një moment të jetës së tyre. Më poshtë renditen drogërat më kryesore që përdoren nga europianët, përfshirë edhe shqiptarët.
Fun
Kanabis
Kanabisi është droga e paligjshme më e konsumuara në Evropë, rreth 83.2 milionë persona e kanë provuar.
Të paktën 3 milionë evropianë deklarojnë për një përdorim të përditshëm ose pothuajse të kanabisit. Më tepër se dy të tretat janë të moshave nga 15 deri në 34 vjeç.
Kokaina
Kokaina është droga e dytë e paligjshme më e përdorur në Evropë edhe pse nivele të larta të konsumit janë vërejtur vetëm në disa vende të Evropës Perëndimore.
Rreth 17,1 milionë persona e kanë konsumuar një herë në jetë dhe 2,5 milionë evropianë të rinj e kanë përdorur atë gjatë 12 muajve të fundit.
Ekstazia dhe Amfetaminat
Rreth 12,6 milionë evropianë e kanë konsumuar ekstazinë në jetë dhe rreth 3,6 milionë, gjatë vitit.
Rreth 12,7 milionë evropianë i kanë provuar amfetaminat dhe 1,7 milionë të rinj i kanë përdorur gjatë vitit.
Opiac (përfshirë heroinën)
Heroina është droga më problematike dhe përbën numrin më të lartë të vdekjeve dhe sëmundjeve.
Më tepër se 1,4 milionë evropianë janë konsideruar si përdorues me probleme të opiaceve, që do të thotë konsumi i drogës me anë të injektimit ose me konsum të rregullt.
Amfetaminat
Amfetaminat janë droga sintetike që përgatiten në një shumëllojshmëri formash si pluhur i bardhë, i gjelbër ose i verdhë, tableta, si dhe lëng i futur në kapsula. Përdorimi në rrugë i amfetaminave përfshinë më shpesh trajtën në formë pluhuri.
Amfetaminat u prodhuan fillimisht (vitet 1920) për qëllime mjekësore. Ato jepeshin gjerësisht në vitet 1950 dhe 1960 për të trajtuar depresionet dhe jepen akoma si medikamente për të ulur oreksin në trajtimin e mbipeshës trupore. Ato gjithashtu u jepeshin ushtarëve për të mposhtur lodhjen në betejat ushtarake. Përdorimi aktual për qëllime mjekësore përmbledh mjekimin e narkolepsisë (një tendencë për të rënë në gjumë të zgjatur), si dhe në hyperkinezi (hiperaktivitet) në fëmijët. Amfetaminat mund të thithen në trajtë pluhuri nga hunda. Në trajtën e pluhurit, tabletave dhe kapsulave ato mund të merren edhe si cigare (pirje apo tymosje e cigares), dhe në ndonjë rast edhe përmes injektimit në organizëm.
Kanabisi
Kanabisi sigurohet nga bima e Cannabis sativa, e cila rritet kudo në botë. Gjethet e bimës (bari) mund të pihen si duhan ose edhe të përtypen dhe të gëlltiten. Bima mund të koncentrohet edhe në formë të rrëshirës (rezinës) të përgatitur në trajta kallëpesh ose në trajtë vaji. Përdoruesit e quajnë atë me emra të ndryshëm në vartësi të krahinës apo vendit dhe mjedisit social. Kanabisi mund të përdoret në trajtimin e glaukomës (një sëmundje e syrit), artritit, AIDS, sklerozës multiple, si dhe për të mposhtur efektet anësore të kimioterapisë të përdorur në trajtimin e kancerit. Gjethet e kanabisit mund të pihen si duhan, vetëm ose të përziera me duhan në llullën e duhanit. Rezina mund të pihet si cigare dhe ndonjëherë edhe mund të hahet. Që të dyja, si gjethet, ashtu edhe rezina apo dylli, gatuhen ndonjëherë me gjellët. Vaji i kanabisit zakonisht përdoret për të lyer cigaret që më pas pihen (tymosen). Efektet e kanabisit shpesh varen nga gjendja shpirtërore e përdoruesit, pra e humorit dhe e mendimit paraprak për efektet e pritshme të drogës.
Kokaina dhe Kraku
Kokaina nxirret prej bimës Coca, një shkurre që rritet në Amerikën e Jugut. Fillimisht ajo përgatitet në formën e pastës së kokas dhe më tej përpunohet për të prodhuar kokainën që zakonisht ka trajtën e pluhurit të bardhë kristalin. Kraku është një formë e kokainës, e cila është e mundur që të pihet në trajtën e tymosjes përmes djegies, dhe ka trajtën e kristaleve pa forma ose trajtën të “shkëmbit”. Kokaina sot përdoret rrallë në mjekësi. Në të kaluarën ajo është përdorur si anestetik lokal.
Deri në vitin 1904 Coca-Cola përmbante sasi të vogla të ekstraktit të kokas dhe tregtohej si tonik. Zigmund Frojd, psikanalisti i famshëm, ishte një prej përdoruesve entuziastë dhe mbrojtës i kokainës. Kokaina pluhur zakonisht thithet përmes hundës, shpesh përmes një bankënote të përdredhur si kaush apo të një pipe ose kërcelli kashte. Por ndonjëherë ajo përgatitet për t’u injektuar në formë solucioni. Kraku pihet me llulle, në një tub xhami, qese plastike ose në fletë alumini. Tymi që krijohet nga djegia e trajtës “shkëmbore” të krakut thithet (inhalohet) në mushkëri. Kokaina dhe kraku janë droga stimulante që e bëjnë përdoruesin të ndihet vigjilentë, me vetëbesim dhe i fuqishëm.
Ekstazia
Ekstazia është një drogë e prodhuar ilegalisht, e përgatitur në formë të kapsulave ose të tabletave. Emri kimik është MDMA-3,4 methylenë-dioxymetamphetaminë. Droga të ngjashme me te, si MDA ose MDEA tregohen ndonjëherë si ekstazi. Ekstazia është përdorur për herë të parë në Gjermani në fillim të shekullit njëzet si një mjet për të frenuar oreksin, megjithëse disa mjekë në vende të ndryshme kanë sugjeruar përdorimin e saj në individët që kanë probleme mendore kronike. Ekstazia përdoret zakonisht në formë tabletash apo të kapsulave që merren nga goja. Kjo drogë është bërë mjaft popullore në shumë vende perëndimore qysh prej fundit të viteve tetëdhjetë. Ajo vazhdon të jetë një drogë që përdoret nga të rinjtë në rrethana të ndryshme sociale. Ekstazia është një drogë stimulante me veti të lehta halucinatore. Ajo ka tendencë t’i bëjë përdoruesit të ndihen më energjikë. Shumë përdorues raportojnë një ndjenjë qetësie, humbjen e ndjenjës së armiqësisë dhe të inatit, rritjen e sensit të komunikimit dhe të simpatisë për të tjerët. Mundet gjithashtu të vërehet një sens i rritur i vlerësimit të ngjyrave dhe të ambientit rrethues.
Heroina (dhe drogat e tjera opioide)
Heroina është një pluhur që nxirret prej bohçes së bimës Papaverum somniferum (popi). Ka gjithashtu shumë opiate të tjerë (droga sikurse heroina) që prodhohen në mënyrë sintetike prej kimikateve të ndryshme apo prej përpunimit të mëtejshëm të heroinës sikurse janë morfina, petidina, kodeina, dikonali, temgesiku, palfiuni, metadoni, etj. Në vende të ndryshme përdoren emra të ndryshëm dhe sinonime të ndryshme. Në Shqipëri termat që përdoren më shpesh për heroinën janë “malli”, “pluhuri”, “e kuqja” etj. Ka një përdorim të shtrirë të opiateve për qëllime mjekësore.
Heroina dhe morfina janë medikamente që jepen për qetësimin e dhimbjeve të forta të padurueshme. Petidina shpesh i aplikohet grave gjatë lindjes. Opiate të tjerë përdoren gjerësisht për qetësimin e dhimbjeve, për qetësimin e kollës etj. Methadoni përdoret sot gjerësisht në botë për trajtimin e vartësisë nga heroina. Synimi është që të jepet një drogë me efekte të ngadalta, e ngjashme me heroinën, e cila mposht kërkesat e përdoruesit për heroinë apo droga që trafikohen në rrugë. Në raste të veçanta vetë heroina është përdorur për trajtimin e përdoruesve të drogës, përdorim ky tepër i rrallë sot. Heroina mund të pihet në formë të cigareve, të thithet si pluhur ose të injektohet. Shumë opoide të tjerë merren përmes gojës në formë të tabletave dhe të tretësirave. Tabletat mund të shtypen dhe të treten për t’u injektuar intravenoz. Opioidet janë droga sedative. Ato ngadalësojnë funksionet trupore dhe japin një ndjenjë të ngrohtësisë. Përdorimi pasohet nga ndjesitë e një shkëputjeje prej ambientit të jashtëm, ndjesi relaksuese (çlodhëse).
LSD (Dietamidi i Acidit Lisegjik)
LSD është një drogë e përdorur ilegalisht, e quajtur Dietamidi i Acidit Lisegjik (Lysegic Acid Diethyamide). Vetëm sasira shumë të vogla të saj nevojitën për të dhënë efektin. Paraqitet në trajtë të lëngshme (copa letre të ngopura me tretësirën e drogës), apo në trajte të kuadrateve të vegjël, apo në formë tabletash dhe kapsulash. Më parë ka pasur disa përshkrime përdorimi për qëllime mjekësore, sidomos për pacientët me probleme kronike të sëmundjeve mendore, por ky përdorim u eliminua plotësisht për arsye sepse efektet ishin krejtësisht të paparashikueshme e të pamatshme. Pra, aktualisht nuk ka asnjë lloj përdorimi të LSD për qëllime mjekësore.
LSD merret zakonisht përmes gojës në formë kapsulash, tabletash dhe copëzash letre të ngopur me tretësirën e drogës. LSD është një drogë halucinogjenike. Efektet fillojnë mbas 30 minutash deri në një orë dhe mund të zgjasin deri në 12 orë. Efektet variojnë nga personi në person. dhe tek i njëjti person nga gjendja emocionale në momentin e përdorimit. Mund të ketë deformime të imazheve vizive (imazheve të pamjes) dhe atyre auditive (imazhet e dëgjimit), pra halucinacione, si dhe intensifikimi të ngjyrave, ndryshime në sensin e kohës dhe të hapësirës, etj. Disa përdorues raportojnë një rritje të vigjilencës për veprimet e tyre. Ndjesitë e të qenit jashtë trupit janë të zakonshme. /T.O