6 arsye pse ju duhet ta mbyllni Facebook-un
Ndryshe nga Myspace, Bebo dhe platforma të tjera të panumërta të mediave sociale, Facebook po sillet si një kacabu dhe palëkundur po refuzon të vdes dhe me shkathtësi po shmang çdo valë negative të transmetimit në media për ndryshimet e reja të dyshimta dhe \"gërmimin e të dhënave\" të diskutueshëm.
Fun
Deri në kohët e fundit, përdoruesve të kësaj platforme rregullimi i privatësisë iu është kthyer automatikisht në \’publik\’, kështu që shumë prej tyre nuk e kanë kuptuar se ata trasmetonin fotografitë e tyre në internet.
Këtu janë gjashtë arsye për ta mbyllur Facebook-un, para se të jetë shumë vonë…
1. Facebook është duke e blerë konkurrencën
A e keni vërejtur se kohët e fundit Facebook ka blerë çdo gjë?
Ata blenë Instagram dhe Whatsapp, duke eleminuar kështu dy konkurrentët kryesorë dhe duke kapur edhe më shumë të dhëna të përdoruesve.
Kohët e fundit është blerë edhe kompania Ascenta e cila merret me dizajnimin e fluturakeve me telekomandë, me sa duket në mënyrë që të marrë pjesën e mbetur prej miliarda njerëzve që nuk kanë qasje në internet dhe t\’i shtien në kthetrat e tyre.
Duket sikur Facebook dëshiron të sundojë botën. A dëshironi ju që ata të kenë qasje në të dhënat tuaja, historinë dhe vendin tuaj të saktë kur ata përfundimisht e bëjnë një gjë të tillë?
2.Funksioni i zhurmës së mikrofonit
Facebook kohët e fundit lëshoi një funksion të ri që ishte quajtur menjëherë si e 1984-tës nga mbojtësit e privatësisë në të gjithë botën.
Një aplikacion që aktivizon mikrofonin e telefonit tuaj të menqur dhe regjistron bisedat tuaja në sfond? Gjë e keqe.
3. Reklamat e përshtatura
Si e di Facebook se ju pëlqeni derrat e guineas? Ju edhe mund të pyesni. Ata e dinë sepse ata ju gjurmojnë të dhënat tuaja, asnjë status i postuar nuk është edhe aq i parrezikshëm. Pastaj këto të dhëna i \’shet\’ tek kompanitë të cilat pastaj janë në gjendje t\’i drejtojnë reklamat e tyre drejtë jush.
Edhe më keq, është njoftuar kohëve të fundit se ata do të fillojnë t\’i servojnë reklamat tek përdoruesit duke u bazuar në historinë e tyre të shfletimit. Ende mendoni se Facebook është falas? Ju e paguani atë me të dhëna.
4. Ju jeni duke folur me 500 njerëz sikur ata të gjithë të ishin shokët tuaj më të ngushtë.
Sa shumë nga të dhënat tuaja jeni duke treguar dhe kujt jeni duke ia treguar ato? Do ndiheshit të lumtur sikur dikush pothuajse i huaj të dijë për mendimet tuaja më të thella dhe për ndjenjat tuaja?
Fundja bëni një spastrim të mirë të \’shokëve\’ tuaj, por ta mbyllni Facebook-un dhe të përqëndroheni në shokët tuaj të vërtetë në jetën reale është ndoshta zgjidhja më e mirë, për jetën tuaj sociale dhe për reputacionin tuaj.
5. Facebook me të vërteeeeetë nuk dëshiron që ju të largoheni
Nëse keni provuar ta çaktivizoni llogarinë tua, ju ndoshta jeni befasuar kur e keni parë se ju ofron mundësinë për ta \’riaktivizuar atë\’ kështu që ju do mund të ktheheni prapë në faqen tuaj të Facebook-ut pikërisht ashtu siç ka qenë, postimet tuaja, fotografitë, shokët, gjithçka.
Kjo jo vetëm që ju josh juve, por kjo do të thotë se edhe në qoftë se ju largoheni nga Facebook, Facebook ende vazhdon të ruaj t\’i mbajë për vete të dhënat tuaja, gjë e cila destabilizon të gjithë qëllimin e largimit nga Facebook-u. Për udhëzime se si ta fshini plotësisht llogarinë tuaj, klikoni këtu. ( http://www.dummies.com/how-to/content/how-to-delete-your-facebook-account-for-good.html )
6. Ju nuk keni nevojë për Facebook as shumë sa ju mendoni
Facebook ka bërë gjithçka që ka mundur të bëjë për ta bërë veten të domosdoshëm, është një ditar publik i jetës tuaj, një ngushëllim social virtual kur jeni të vetmuar, ju jep mundësinë për të shikuar këdo që ju pëlqen, mbledhë të gjitha lajmet tuaja të preferuara në një vend, ruan ngjarjet e ardhshme, organizon dhe etiketon fotografitë tuaja.
Por ju jeni mbajtur mjaftë mirë para se dadoja Facebook t\’iu pelenojë dhe ju do të mësoheni për mos ta pasur më atë.
Paçi fat.