Chollet telefonoi Vuçiqin, i kërkoi zmbrapsjen e serbëve
Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dje ka telefonuar presidentin serb Vuçiq. Këtij të fundit ia ka kërkuar zmbrapjen e serbëve dhe qetësimin e tyre, për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve, përcjell lajmi.net. Këtë e konfirmoi vetëm para pak çastesh, vet Chollet përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”. “E…
Lajme
Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dje ka telefonuar presidentin serb Vuçiq.
Këtij të fundit ia ka kërkuar zmbrapjen e serbëve dhe qetësimin e tyre, për t’i hapur rrugë normalizimit të marrëdhënieve, përcjell lajmi.net.
Këtë e konfirmoi vetëm para pak çastesh, vet Chollet përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”.
“E inkurajova presidentin Vuçiq që t’i qetësojë serbët, të bëjë hapa në de-përshkallëzim të situatës dhe kështu t’i hapet rrugë dialogut“, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe cicërima e plotë:
Encouraged Serbian President Vucic @predsednikrs yesterday to urge calm among Kosovan Serbs, take steps to help defuse the crisis in the north of Kosovo, and return to the path of normalization and constructive engagement in the EU-facilitated Dialogue.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) June 3, 2023