56 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje të rëndë

56 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Lajme

23/02/2021 09:08

6 pacientë janë në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Postimi i plotë:

56 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 6 pacientë janë në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orë të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,211pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
2 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të dyja normale. Kanë lindur 2 foshnje, të dyja të gjinisë femërore.

330 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,968 analiza, ndërsa janë kryer 2 operacione. /Lajmi.net/