500 nxënës të komunitetit RAE pajisen me bursa
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së bursave për 500 nxënës të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, të cilët vijojnë mësimin nga klasa e 10 deri në klasën e 12-të.

Lajme
Me këtë rast, Bajrami, ndër tjera tha se Kosova është zotuar që të integrojë fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimor të vendit
“Ne jemi zotuar që të zhvillojmë politika proaktive, që asnjë fëmijë i këtyre komuniteteve të mos mbetet pa kujdesin e shtetit, që secili fëmijë të jetë nën kujdesin e shkollave tona, sepse ju jeni qytetarë të barabartë të Kosovës”, tha Bajrami.
Programi i bursave për vitin shkollor 2015/2016, është mbështetur edhe nga “Roma Education Fund” në Budapest, “Swiss Office for Cooperation”, “Swiss Foundation HEKS”, Ambasada Britaneze në Kosovë dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë.