5 ‘undernick-at’ më qesharakë që u përdorën në periudhën e Messenger-it
Padyshim që të gjithë e kujtojmë me nostalgji periudhën e famshme të Messenger-it.

Lajme
Ishte ajo periudhë ku nuk dihej sigurt se me kë flisje apo shkruaje, pasi që ishte shumë vështirë të identifikohej dikush vetëm në bazë të fotografisë.
Megjithatë, ajo çfarë e karakterizonte më së shumti atë periudhë ishin mesazhet personale nën pseudonim apo ‘undernick-at’, të cilët tani kur kujtohen janë qesharak për ne.
Sidoqoftë, kjo periudhë ka mbetur në mendjen e shumëkujt dhe ia vlen që të kujtohet. Kështu, lajmi.net ju kthen mbrapa në kohë dhe ju kujton 5 undernick-at më qesharakë që janë përdorur në atë kohë:
1) “Pa nick ma simpatik”
Kjo zakonisht përdorej tek ata që nuk dinin çfarë të shënonin tek pjesa e nick-ut dhe këtë ja përshtatnin me këtë undernick.
2) “Jam djalë me taktikë, ta bëj bllok edhe pikë”
Ky undernick sigurisht se ju kujtohet mirë, pasi që shumë meshkuj në atë kohë e përdornin atë.
3) “Nudge se sjom ktu”
Ky është një tjetër undernick që përdorej shumë kur personi nuk ishte afër PC-së, që kërkonte t’ia ‘dridhnin’ Messenger-in me funksionin ‘Nudge’ që të gjithë e kujtojmë.
4) “Zemra jem si hotel, nuk po dihet kush po hyn e kush po del”
Kjo zakonisht vihej në undernick nga vajzat apo djemtë të cilin kishin më shumë se një dashuri, prandaj zemrën e tyre e quanin hotel.
5) “Nuk jam shigjetar të gjuaj me shigjetë, por jam “Fazliu” që të dua përjetë”
Ndoshta kjo ishte mënyra më e mirë për t’ia shprehur dashurinë dikujt asokohe. /Lajmi.net