5 mijë funte për natë, vila super luksoze e Messit në Karaibe

Janë publikuar disa fotografi me pamjet nga brenda vilës private të Lionel Messit, për të cilën paguhen 5 mijë funte për natë.

Fun

19/07/2019 10:33

Ylli i Barcelonës është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, dhe falë kësaj ai ka përfituar një pasuri të madhe.

Përkundër shokëve  të skuadrës së tij, ai nuk pati kohë për pushimet verore, dhe tashmë ato po i vazhdon në Karaibe, pas Kupës së Amerikës.

Në vilen ku lojtari po kalon pushimet, paguhen 1200 funte për natë, ose nëse e privatizon atë, duhet të paguash 5 mijë funte.

‘Jumby Bay’ është aq private saqë arrihet vetëm me varkë dhe nuk ka vetura në atë pjesë, raporton ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell fotografitë ku shihet vila super luksoze e yllit argjentinas. /Lajmi.net/