5 mënyra për t’i treguar një femre se e pëlqeni

Ndonjëherë është shumë e vështirë për një mashkull t’i shprehë ndjenjat ndaj një femre.

Lifestyle

28/01/2016 19:09

Por, në fakt, kjo është fare e lehtë dhe lajmi.net ju sjell disa mënyra për t’ia shprehur si duhet dashurinë një femre.

1. Ji i sjellshëm

Për shumicën e meshkujve, është instinktive të ngacmojnë ato vajza që pëlqëjnë që ato të mos kuptojnë se në fakt, ata kanë shpenzuar gjithë natën duke fantazuar dhe ëndërruar rreth tyre. Të jesh i sjellshëm është gjëja më çarmatosëse që mund të bësh. Një kompliment gjatë bisedës së zakonshme do jetë mrekullibërës.

2. Fol

Mos mendo se duke luajtur “djalin e vështirë” dukesh tërheqes. Të bën të dukesh sikur nuk je i interesuar. Duhet të kesh guxim që t’i afrohesh, dhe të jesh i pari që e bën këtë. Fillo me një kompliment ose pyetje, dhe dije që nëse nuk sillet mirë me ty që herën e parë, nuk ja vlen t’i afrohesh prapë herën tjeter. Është një rrezik që duhet ta marrësh kështu që praktikoje.

3. Pyet

Njëra nga gjërat më të lezetshme që mund të bëjë një djalë është të mbajë në mend detajet. Nësr herën e fundit që folët me të, ajo përmendi se ka një intervistë pune së shpejti, pyetni se si shkoi. Ajo do ndihet shumë e kënaqur dhe do të kuptojë se juve me të vërtetë ju intereson.

4. Pyet për mendimin e saj

Tregoji se me të vërtetë ka rëndësi në jetën tënde duke e pyetur se çfarë mendon për: çfarë duhet t’i blesh mamit për ditëlindje, për një test në shkollë, ose thjesht këpucë. Nuk ka rëndësi. Zgjidh diçka dhe prit një përgjigje.

5. Preke

Sigurisht, në një mënyrë miqësore. Merrja krahun për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Hiqja flokët nga fytyra. Përqafoje. Bazohu tek gjërat që ajo bën me shoqet e saj. Prekja është primare dhe e nevojshme. Nëse bëhet ashtu si duhet, mund të jetë elektrike./lajmi.net