5 lojtarët e ‘paprekshëm’ te Juventusi, mungon Ronaldo

Juventus ka përpiluar një listë me pesë lojtarë që janë të paprekshëm në afatin kalimtar të janarit.

Sport

23/03/2021 19:02

Sipas La Gazzetta dello Sport, sulmuesi Cristiano Ronaldo nuk bën pjesë në atë listë, transmeton lajmi.net.

Federico Chiesa, Dejan Kulusevski, Matthijs de Ligt, Arthur dhe Danilo janë lojtarët e paprekshëm te Zonja e Vjetër.

Të gjithë të tjerët janë ose të disponueshëm (nëse vjen oferta e duhur) ose po i afrohen fundit të karrierës së tyre, për shembull Giorgio Chiellini dhe Gigi Buffon.

Megjithëse, drejtori Fabio Paratici vazhdon të këmbëngulë se ata po mbështeten te Ronaldo.

Paga prej 30 milionë eurove në sezon e portugezit mund të ndikojë edhe në shitjen e Paulo Dybalas, të cilit i skadon kontrata në qershor 2022 dhe ai mezi ka luajtur këtë sezon për shkak të dëmtimeve./Lajmi.net/