5 gjërat që Lampard duhet t’i bëjë nëse merr drejtimin e Chelsea

Skuadra e Chelsea po përgatitet për të zëvendësuar trajnerin Maurizio Sarri, i cili po lidhet me një kalim të mundshëm tek Juventus.

Sport

14/06/2019 23:54

Zëvendësuesi i Sarrit po shihet të jetë trajneri aktual i Derby County dhe dikur legjenda e Chelsea, Frank Lampard.

Lampard ka vetëm një vit përvojë, por këtë vit ai korri suksese të mëdha me Derbyn, duke prekur fazën e Play Off.

Ai shihet si i duhuri për të vazhduar rrugëtimin e Chelsea. Por, cilat janë 5 gjërat që ai duhet t’i bëjë nëse merr drejtimin e Chelsea. Më poshtë lajmi.net ua përcjell 5 lëvizjet kyçe, sipas ‘The Sun’.

  1. Ta bind Hudson Odoin të qëndrojë.
  2. T’iu tregojë të gjithëve kush është bosi.
  3. T’iu jap të huazuarve mundësinë.
  4. Ta luaj Kanten në pozitën e tij natyrale.
  5. Ta mbysë sistemin ‘Sarriball’ /Lajmi.net/