5 dhjetori ndër vite

1492 – Kristofor Kolombi bëhet i pari evropian që vë këmbë në ishullin Hispaniola (sot Haiti dhe Republika Dominikane).

Fun

05/12/2016 10:00

1496 – Mbreti i Portugalisë Manuel I nxjerr një dekret për dëbimin e “heretikëve” nga vendi.

1766 – Në Londër, James Christie (1730–1803) zhvillon ankandin e parë, duke hedhur bazat për shtëpinë e ankandit të veprave të artit në Londër që ende mban emrin e tij. Portreti i James Christit, pikturë, qëndroi varur në shtëpinë e ankandit deri sa u shit në vitin 1846. Sot, ky portret nga Thomas Gainsborough (piktor i famshëm britanik, shek. XIX), ndodhet në muzeun J. Paul Getty në qendrën Getty në Los Angeles, Kaliforni.

1848 – Në një mesazh para Kongresit amerikan, presidenti James K. Polk konfirmon se burime të shumta ari ishin zbuluar në Kaliforni.

1914 – Parlamenti italian shpall neutralitetin e vendit në luftën e parë botërore. Por duket se ishte traktati i fshehtë i Londrës (1915), i cili i premtonte Italisë një pjesë të Shqipërisë, që e bëri Romën t’i shpallte luftë Austrisë.

1932 – Fizikanti zviceran, i lindur ne Gjermani, Albert Einstein merr vizën amerikane. Einstein kishte ikur nga Gjermania në shenjë proteste ndaj diskriminimit të hebrenjëve nga ana e nazistëve. Ai mbërriti në Londër prej nga emigroi në Amerikë

1945 – Një aeroplan ushtarak amerikan humbet në Trekëndëshin Bermuda, ndërsa fluturonte mbi Atlantik. Një nga avionët që u dërgua për kërkim-shpëtim me një ekuipazh prej 13-personash, gjithashtu u zhduk. Shkaqet mbetën të paqarta./t.o