5 Aktivitete dhe Vende për ta kaluar një fundjavë të qetë dhe freskuese|FOTO|
Angazhimet, puna dhe aktivitetet e javës sigurisht kur i shtojmë edhe temperaturat përvëluese të gjithëve na ka lodhur dhe mezi e presim fundjavën, por sigurisht kur fundjava vjen të gjithë mbetetmi me dilemën se ku të shkojmë dhe çfarë të bëjmë. lajmi.net
Lajme
Angazhimet, puna dhe aktivitetet e javës sigurisht kur i shtojmë edhe temperaturat përvëluese të gjithëve na ka lodhur dhe mezi e presim fundjavën, por sigurisht kur fundjava vjen të gjithë mbetetmi me dilemën se ku të shkojmë dhe çfarë të bëjmë. Ne po ju sjellim disa informacione me ngjarje dhe vende të ndryshme dhe shpresojmë se do të ndihmojnë në përzgjedhjen tuaj. lajmi.net
1. Pishina e Gërmisë
Më në fund lajmi se Pishina e Gërmisë po hapet na ka gëzuar të gjithëve duke pasur parasysh se zgjidhjet e tilla pra pishinat tjera nuk janë lehtë të qas’shme për shkak të distancës dhe mënyrës së transportit. Por për banorët e kryeqytetit tanimë ka një zgjidhje ku mund të kalohen ditët e nxehta të verës. lajmi.net
2. Rugova
Freskia dhe mundësitë e ndryshme që ofron Rugova e bëjnë njërin nga destinacionet më të rëndësishme në vendin tonë gjatë verës, ajër të pastër bjeshke, qetësi dhe pamje madhështore do të ju bëjnë që të harroni temperaturat përvëluese gjatë kësaj jave. lajmi.net
3. Hiking dhe Not në ujëvarat e Mirushës
Si cdo fundjavë edhe në këtë të radhës Hiking Njeri ka përzgjedhur një destinacion për aktivitetin e tyre javorë, e kësaj radhe kanë menduar edhe për tu freskuar, e ujëvarat e Mirushës janë vendi ideal edhe për aktivitet më me adrenalinë edhe për not, përcillni informacionet e tyre në rrjetet sociale dhe mund të informoheni për detajet e aktivitetit.
4. Jalë, Shqipëri
E për ata që duan të kalojnë një javë më ndryshe, ka edhe një organizim të tillë për ‘Kampning të fundjavës në plazhin e Jalit‘ , këtë organizin mund ta gjeni në rrjetet sociale dhe të informoheni më shumë për detajet. lajmi.net
5. Liqeni i Batllavës
Dhe për të tjerët që ato më parë nuk ishin zgjidhje Liqeni i Batllavës mund të jetë një opsion i mrekullueshëm, pse jo natyrë e mrekullueshme dhe liqeni për tu freskuar. lajmi.net



