Policia kryen kontrolle në disa shkolla në Vushtrri, gjejnë thikë, maska dhe para të falsifikuara

Policia ka njoftuar se në Vushtrri ka kryer kontrolle sigurie në disa shkolla. Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotshme  janë kontrolluar 3400 nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri. ‘’Gjatë kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një (1) thikë,…

Lajme

18/10/2024 17:33

Policia ka njoftuar se në Vushtrri ka kryer kontrolle sigurie në disa shkolla.

Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotshme  janë kontrolluar 3400 nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.

‘’Gjatë kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një (1) thikë, dy (2) cigare elektrike, dy (2) maska, dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara.’’-thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent, ku për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale “falsifikim i parasë”./Lajmi.net/