4 vjeçari telefonon policinë, i fton për të iu treguar lodrat e veta

Në bisedën me policët ai iu tha atyre se kishte lodra shumë të bukura që do të donte t’ua tregonte.

Fun

21/10/2021 13:23

Një rast shumë simpatik ka ndodhur në Zelandën e Re. Një djalosh i cili i ka vetëm katër vjet e telefonoi policinë. Në bisedën me policët ai iu tha atyre se kishte lodra shumë të bukura që do të donte t’ua tregonte, shkruan DailyMail.

Policia e ka publikuar bisedën me vogëlushin. Sipas tyre kjo ngjarje “ishte tepër e bukur për t’u mos u ndarë me të tjerët”, por se nuk i inkurajon edhe fëmijët e tjerë për të bërë këso telefonatash. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, transmeton lajmi.net.

Biseda e publikuar nga policia vijonte kështu:

“Policia, ku është rasti urgjent?”

Pas një pauze, një djalë dëgjohet duke thënë me ngurrim: “Ç’kemi! Zonja e policisë?”

“Po. Çfarë po ndodh”, ia kthen zyrtarja policore.

“Hm, a mund t’ju tregoj diçka? I kam disa lodra për ty”, përgjigjet fëmija.

“Ke disa lodra për mua?”, pyet zyrtarja me habi.

“Po. Eja dhe shikoji”, ia kthen djaloshi.

Një burrë pastaj ia merr telefonin fëmijës dhe thotë se telefonata ishte gabim, duke shtuar se djaloshi e ndihmonte përderisa nënën e kishte të sëmurë.

Më pas, policia jep një njoftim përmes rrjetit të komunikimit: “Është një 4-vjeçar që po dëshiron t’ia tregojë policisë lodrat, mbyllje.”

“Po, unë jam më i duhuri, do të shkoj”, përgjigjet një polic.

Policia tha se zyrtarit policor që shkoi në shtëpinë e fëmijës iu shfaqën disa lodra në qytetin Invercargill.

“Ai vërtet kishte lodra të bukura”, raportohet të ketë thënë polici.

Në njoftimin e policisë gjithashtu thuhet:

“Fëmija me fat gjithashtu pati rastin ta shihte veturën patrulluese dhe oficeri i ndezi dritat për të, gjithashtu”.

Kjo është video e plotë e ngjarjes. /Lajmi.net/