4 ushqimet më të mira për njerëzit që ushtrojnë, që të fitojnë formë më shpejtë

Ushqimet e duhura mund të ndihmojnë në ndërtimin e muskujve, të përmirësojnë performancën tuaj në palestër dhe të rrisin shpejtësinë dhe energjinë. Mësoni më poshtë se cilat janë këto ushqime që ju ndihmojnë të fitoni formë më lehtë gjatë ushtrimeve.

Lifestyle

09/09/2015 12:20

Lëng panxhari për energji
Hulumtimet e fundit tregojnë se panxhari mund të jetë më shumë efektiv në rritjen e energjisë se sa kafeina, apo çdo gjë tjetër. Për ta rritur performancën tuaj në palestër, futni një panxhar në shtrydhëse frutash e perimesh, pasi panxhari ndodhet në market gjatë tërë vitit.

Mjaltë për rezistencë
Një hulumtim i kryer kohët e fundit nga Universiteti i Memfisit ka gjetur se konsumimi i mjaltës para çdo ushtrimi mundëson që ushtrimet të zgjasin më gjatë, duke i rezistuar lodhjes. Sheqeri natyral që gjendet në mjaltë gjithashtu rritë fuqinë, shpejtësinë dhe durimin gjatë ushtrimeve, transmeton Lajmi.net.

Proteinë bizeleje për të vonuar lodhjen e muskujve
Proteina e bizeleve është pjesë e sportistëve më të dalluar, të cilët ushqehen me të për një kohë të gjatë. Komponentët që ndodhen në këtë lloj proteine kanë treguar se vonojnë lodhjen gjatë ushtrimit. Arginina në këtë pluhur (që bëhet nga bizelja e verdhë), ka treguar se rritë imunitetin dhe i mbanë eshtrat të fortë. Një lugë e madhe pluhur të tillë përmban më shumë se 25 gram proteinë, që mund të hidhet në ndonjë pije apo qumësht.

Salmon për ndërtimin e muskujve
Acidet yndyrore omega-3 që gjenden në peshk natyror si salmoni sjellin shumë përfitime shëndetësore, prej luftimit të sëmundjeve të zemrës e deri tek evitimi i diabetit të tipit 2. Por, hulumtuesit thonë se ky lloj mishi mund të jetë edhe një përforcues i muskujve. Kjo pasi që ata të cilët kishin konsumuar mish të tillë patën një zhvillim më të mirë të muskujve; trupat e tyre ishin më në formë. Hani mish peshku disa herë në javë për të fituar muskuj më të mirë gjatë ushtrimeve. (Lajmi.net)