4 trajtime natyrale për të hequr pikat e zeza dhe pikat e bardha yndyrore të fytyrës (Foto)
Ballafaqimi me pasqyrën çdo mëngjes është pjesë mëse e zakonshme e ritualit të bukurisë për çdo femër, por nuk do të thonim të njëjtën gjë për ballafaqimin me pikat e zeza dhe pikat e bardha yndyrore të fytyrës.
Lifestyle
Pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët.
Duket sikur çdo gjë që bëni është e kotë pasi ato as që kanë ndërmend të zhduken ndonjëherë.
Për këtë arsye ju sjellim katër receta fantastike që eleminojnë pikat e zeza, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikate bardha yndyrore, duke i dhënë fytyrës suaj, freskinë e munguar prej kohësh. /Lajmi.net/
Maska me vazelinë këshillohet të përdoret pas dushit pasi uji i ngrohtë do të ketë hapur mjaftueshëm poret e fytyrës.
Lyeni zonat ku keni pika të zeza, si për shembull hunda, me vazelinë dhe mbështilleni këtë pjesë me qese kuzhine. Vendosni sipër një peshqir të ngrohtë dhe lëreni të veprojë për pak minuta.
Në fund hiqni qesen dhe masazhoni hundën ose mjekrën. Do të habiteni kur të shihni se si dalin pikat e zeza.
Kjo tenikë e thjeshtë do t’ju kursejë kohë dhe para nga trajtimet e shtrenjta për eleminimin e pikave të zeza. Prisni një limon përgjysmë dhe hidhni mbi të mjaltë natyral dhe sheqer kaf.
Sigurisht që porcionet duhet të jenë relativisht të vogla aq sa të qëndrojnë mbi sipërfaqen e limonit. Më pas fërkoni fytyrën.
Ushtroni pak më shumë forcë në zonat ku keni pika të zeza si për shembull balli, hunda dhe mjekra. Lani fytyrën me ujë të vakët dhe mos përdorni krem hidratues pasi limoni mund t’ua ketë tharë paska. Përdoreni këtë trajtim një herë në javë.
Shtoni në frulator 1 lugë gjelle tërshërë normale, 2 lugë çaji vaj ulliri, 2 lugë çaji mjaltë dhe 2 të tjera me kos natyral.
Përzieni të katër ingredientët derisa të shkriheni plotësisht dhe të lidhen me njëri-tjetrin duke formuar një lloj brumi.
Më pas merreni në dorë ose aplikojeni në fytyrë me anë të një furçe. Lëreni të veprojë dy minutat e para duke e masazhuar dhe më pas do të ndieni një lloj shtrëngimi të lehtë.
Lajeni me kujdes duke përdorur ujë të vakët. Kjo maskë heq pikat e bardha yndyrore nga fytyra juaj.
Shtoni në një enë të vogël një lugë çaji miell tërshëre dhe një lugë çaji kanellë.
Përzieni të dy përbërësit bashkë derisa të formohet një masë e trashë kremoze. Vendoseni në fytyrë dhe masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore për 3-5 minuta.
Ky scrub natyal heq qelizat e vdekura dhe pikat e zeza yndyrore nga fytyra juaj. Lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe aplikoni kremin hidratues. /Lajmi.net/