4 kg më pak vetëm me oriz, regjimi 1 javor që duhet të provoni pas pushimeve

Sot duam t'ju prezantojmë një regjim dietik të shëndetshëm dhe të ekuilibruar me bazë orizi i cili do t'ju ndihmojë të humbni peshë, por mbi të gjitha do t'ju mësojë se si t'i alternoni vaktet pa e tepruar me sasinë.

Lifestyle

12/09/2021 15:29

Orizi është një lloj drithi i tretshëm, në gjendje të rregullojë florën intestinale dhe shumë  i këshillueshëm të përdoret në rastet e shqetësimeve gastrointestinale, shkruan Living.

Orizi përmban pak kripë, prandaj është shumë i dobishëm për ata që vuajnë nga hipertensioni, por edhe për ata që duan të luftojnë mbajtjen e lëngjeve ose celulitin, transmeton lajmi.net.

Orizi është shumë  i këshillueshëm në dieta sepse jep ndjesinë e ngopjes dhe nuk të lejon të shëndoshesh.

Sot duam t’ju prezantojmë një regjim dietik të shëndetshëm dhe të ekuilibruar me bazë orizi i cili do t’ju ndihmojë të humbni peshë, por mbi të gjitha do t’ju mësojë se si t’i alternoni vaktet pa e tepruar me sasinë.

Dieta e Orizit

E hënë

Mëngjesi: një gotë qumësht (edhe bimor), një fetë bukë e thekur me marmalatë, një frut

Paradite: Jogurt pa yndyrë

Dreka: 60 gr oriz i zier, 2 kungulleshka në avull, 200 gr gjoks pule skare, sallatë mikse

Pasdite: një frut

Darka: 200 gr salmon në avull, brokoli në avull, një biskotë orizi (galeta orizi)

E martë

Mëngjesi: një gotë qumësht ose një çaj me mjaltë, 3 biskota integrale, një frut

Paradite: një frut i freskët

Dreka: 200 gr merluc në avull, 1 patate në avull, sallatë mikse, një biskotë orizi (galetë orizi)

Pasditja: kos pa yndyrë

Darka: 50 gr oriz integral, një vezë e zier, sallatë miks

E mërkurë

Mëngjesi: një çaj me mjaltë ose një gotë qumësht, drithëra integrale dhe një frut

Paradite: Kos pa yndyrë

Dreka: 150 gr gjoks gjel deti në skarë, 200 gr spinaq i zier me vaj ulliri e lëng limoni, një biskotë (galetë orizi)

Pasdite: Një frut i freskët

Dreka: Supë me perime, 50 gr gjizë, një biskotë (galetë orizi)

E enjte

Mëngjesi: Një çaj me mjaltë ose një gotë qumësht, një fetë e thekur me marmalatë, një frut

Paradite: një frut i freskët

Dreka: 50 gr gjizë, sallatë miks, 2 biskota (galeta orizi)

Pasdite: kos pa yndyrë

Darka: 80 gr oriz basmat me kunguj, 50 gr proshutë

E premte

Mëngjesi: një gotë qumësht ose një filxhan çaj, 3 biskota integrale dhe një frut

Paradite: Kos pa yndyrë

Dreka: 2 vezë të ziera, sallatë miks, 2 galeta (biskota orizi)

Pasdite: frut i freskët

Darka: 80 gr oriz integral me karkaleca, sallatë mikse

E shtunë

Mëngjesi: një filxhan çaj ose një gotë qumësht, një fetë buke e thekur me marmalatë, një frut

Paradite: një frut i freskët

Dreka: 80 gr oriz integral me kunguj, speca të pjekura

Pasdite: kos pa yndyrë

Darka: supë me perime, 100 gr proshutë krudo

E diel

Mëngjesi: Një gotë me qumësht ose një filxhan çaj me mjaltë, 3 biskota dhe një frut

Paradite: Kos pa yndyrë

Dreka: 60 gr oriz me shafran, 50 gr proshutë, sallatë miks

Pasdite: frut i freskët

Darka: supë bishtajash, sallatë mikse /Lajmi.net/