4 këshilla që duhet të ndiqni nëse doni nxirje perfekte me 1 javë plazh

Të gjitha e dëshirojmë atë ngjyrën prej karameli!

Lifestyle

07/07/2021 11:01

Për shumëkënd vera është sinonim i dëshirës për t’u zhdukur në det e pishina, për të shijuar një koktej  mbrëmjeve të zhurmshme, por mbi të gjitha për të shijuar diellin dhe pasur ngjyrën çokollatë që e duam aq shumë.

Nëse sapo keni nisur pushimet apo prisni t’i nisni së shpejti, lexoni këshillat e mëposhtme për një nxirje të përsosur:

1.Bëni skrab (scrub): Në qoftë se doni një nxirje fantastike që zgjat në kohë, duhet të eliminoni paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë skrabi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf, sodë buke dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë, fërkoni për disa minuta trupin me këtë përzierje dhe lani trupin me ujë të ftohtë.

2.Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm: Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin i lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtshme. Shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitaminë E, C dhe A.

3.Mos u ekpozoni gjatë orëve të nxehta të ditës: ‘’Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxihem’’. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12.00-16.00.

4.Ndryshoni vazhdimisht pozicion: Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndryshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion. /Lajmi.net/