4 ëndrrat më të zakonshme dhe domethënia e vërtetë e tyre

Një psikolog ka analizuar kuptimet e fshehura të disa prej ëndrrave më të zakonshme që përjetohen në të gjithë botën – duke përfshirë mbytjen në ujë, ndjekjen nga dikush apo duke parë shtëpinë të digjet.

Lifestyle

29/09/2015 12:38

Ian Wallace, nga Mbretëria e Bashkuar, ka studiuar më shumë se 200,000 vizione të natës të klientëve të tij dhe beson se duke i eksploruar ato mund të trajtohen disa nga çështjet tona jetësore.

Kështu, çfarë do të thotë nëse ndiqesh nga dikush, mbytesh në ujë apo e sheh vetën shtatzënë në ëndërr? Ian e shpjegon këtë si më poshtë:

1. Të ndiqesh nga dikush
2CE0162D00000578-3246257-image-a-1_1443479298329
Kjo është ëndrra më e zakonshme në të gjithë botën, pavarësisht vendit, fesë apo kulturës. Kur shihni një ëndërr të tillë, ju jeni duke pasur sfida në jetë në përmbushje të qëllimeve të caktuara. Të ndiqesh nga një kafshë do të thotë se ju po keni vështirësi për të kontrolluar jetën tuaj. Kur ju ndjekë një përbindësh, kjo do të thotë se ju keni një talent të fuqishëm, por po keni vështirësi për ta përsosur atë. Në qoftë se një burrë, grua apo një bandë e njerëzve përpiqet për t’ju kapur në ëndërr, atëherë ju keni mundësi të keni një talent të veçantë por nga i cili po qëndroni larg për t’iu ikur përgjegjësive për të shfaqur aftësitë tuaja.

2. Të shohësh ëndërr shtëpinë duke u djegur
2CDDD98D00000578-3246257-image-a-30_1443454943645
Kur e shihni një ëndërr të tillë, kjo shpesh tregon potencial për një transformim të madh në jetën tuaj. Kjo ëndërr ndriçon nevojën tuaj për të marrë disa veprime kreative në mënyrë që të transformoni situatën tuaj të tanishme. Nuk ka rëndësi se sa shumë është duke u djegur ajo, ju po keni vështirësi për të drejtuar energjitë tuaja pozitive drejt një rezultati konstruktiv. Nëse shihni shtëpinë duke u përmbytur nga uji, atëherë ju jeni duke u ndjerë të pasigurt në jetë, transmeton lajmi.net.

3. Mbytja në ujë
2CDDD99A00000578-3246257-image-a-31_1443455022088
Të shohësh vetën duke u mbytur në ujë do të thotë se ju jeni në një situatë kur jeni duke u përfshirë thellë emocionalisht në diçka – ndoshta edhe duke kapërcyer ndjenjat tuaja. Përderisa zhyteni në ujë dhe nuk mund të merrni frymë, kjo tregon se po keni vështirësi për t’i vënë ndjenjat në fjalë, apo për t’i shprehur ato. Duke rënë poshtë në fund të lumit, detit apo liqenit, dhe duke mos pasur mundësi për t’u ngritur më pas, do të thotë se ju po ndjeheni të dobët dhe po luftoni për t’u ngritur.

4. Të shohësh veten apo dikë shtatzënë
2CDDD99300000578-3246257-image-m-38_1443455223191
Kjo ëndërr zakonisht reflekton në një plan që jeni duke pritur që të realizohet, apo për ndonjë projekt që të përfundojë në jetën tuaj. Të shohësh dikë shtatzënë apo veten në ëndërr do të thotë se ju keni një plan i cili është gati për të lindur në realitetin praktik, dhe ëndrra ju tregon nevojën për të qenë të durueshëm dhe për të siguruar burime adekuate për lindjen e suksesshme të projektit. Mesazhi nga kjo ëndërr është që të krijoni diçka të mrekullueshme, por që ju duhet t’i merrni gjërat me lehtësi dhe të përparoni me ritëm natyror. (lajmi.net)