4.5 milionë lule mbuluan parkun japonez
Parku japonez duket si deti i kaltër i mbushur me 4.5 milionë lule.
Fun
Lulet janë simbol i dashurisë, bukurisë dhe kanë qenë gjithmonë të pëlqyera për njerëzit. Edhe nëse e shohim vetëm një lule na sjell gëzim, transmeton lajmi.net.
Lulet janë shumë të rëndësishme në kulturën japoneze, dhe ka një numër të madh të luleve që gjinden në ferma private apo edhe në parqet publike.
https://www.instagram.com/p/B-zDl_zn_FT/?utm_source=ig_embed
Shumë turistë por edhe vendasit e Japonisë, u pëlqejnë që të vizitojnë pjesët e bukura me lule që duken si parajsë.
Nëse ndonjëherë shkoni në Japoni, sigurohuni që nuk do ta humbisni mundësinë që të vizitoni parkun Seaside, që gjendet vetëm dy orë larg Tokios, shkruan healthy life style.
Parku është i pasur me numër të shumtë të luleve dhe 170 variante të tulipanëve por gjatë prillit dhe majit, bëhet një vend magjik me Nemophila.
4.5 lule Nemophilia mbulojnë vendin e Miharashit duke krijuar një tepih me lule. Çdo person që e ka vizituar parkun është fasionuar nga pamja magjepsëse. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B-zDl_zn_FT/?utm_source=ig_embed