4/5: Guardiola shpallet përsëri kampion në Angli me Manchester Cityn e tij – përmbysje magjike për titullin

Manchester City është shpallur skuadër kampione në Premier League.

Sport

22/05/2022 18:55

Skuadra e Pep Guardiola ka bërë një ndeshje të çmendur në xhiron e fundit në Premier League, duke mposhtur 3:2 skuadrën e Aston Villa, shkruan lajmi.net.

‘Citizens’ ishin në disavantazh prej dy golave, pasi Cash shënoi në minutën e 37’, kurse Philippe Coutinho për 0:2 në minutën e 69’.

Inkuadrimi në lojë i Ilkay Gundogan ndryshoi gjithçka. Mesfushori gjerman shënoi për 1:2 në minutën e 76’, kurse dy minuta pas tij golin gjeti i jashtëzakonshmi këtë edicion, Rodri.

Gundogan doli përsëri në skenë në minutën e 81’, për të kompletuar përmbysjen prej 3:2.

City administroi mirë ndeshjen dhe ruajti epërsinë në nëntë minutat e fundit, për t’u kurorëzuar me titullin kampion.

Liverpool fitoi në ‘Anfield’, por fitorja e tyre mbeti pa vlerë me fitoren e City.

Pep Guardiola ka fituar tashmë titullin e kampionit katër herë në pesë vitet e fundit në Angli, me skuadrën e Manchester City. /Lajmi.net/