39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, 17 me të lënduar dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 39 aksidente trafiku, prej të cilave 17 me persona të lënduar dhe 22 me dëme materiale. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet. Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 652 gjoba për shkelje…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 39 aksidente trafiku, prej të cilave 17 me persona të lënduar dhe 22 me dëme materiale.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 652 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë arrestuar 19 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.