35 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, Hoxhaj: Fundi i ndarjes së padrejtë të miliona njerëzve në Evropë, fillimi i një epoke të re të lirisë dhe unitetit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar për 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Në përvjetorin e 35-të radhazi, Hoxhaj tha se momenti rënies së këtij muri shënoi fundin e ndarjes së padrejtë të miliona njerëzve në Evropë dhe fillimin e një epoke të re të lirisë dhe unitetit. “Rrezojeni këtë…

Lajme

09/11/2024 16:29

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar për 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.

Në përvjetorin e 35-të radhazi, Hoxhaj tha se momenti rënies së këtij muri shënoi fundin e ndarjes së padrejtë të miliona njerëzve në Evropë dhe fillimin e një epoke të re të lirisë dhe unitetit.

“Rrezojeni këtë mur” tha Roland Reagan, fjalim që iu dha zemër gjermanëve 🇩🇪 për rrugën drejt bashkimit. Sot, u bënë 35 vite nga rënia e Murit të Berlinit, një moment historik që shënoi fundin e ndarjes së padrejtë të miliona njerëzve në Evropë dhe fillimin e një epoke të re të lirisë dhe unitetit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Hoxhaj shtoi se ky akt guximi dhe aspirate për një botë më të mirë frymëzon ende sot, duke kujtuar vlerën e bashkimit dhe demokracisë.

“Ky akt guximi dhe aspirate për një botë më të mirë frymëzon ende sot, duke na kujtuar vlerën e bashkimit dhe demokracisë. Në maj të këtij viti, vizitova Ambasadën e SHBA-së në Berlin dhe isha tek vendi ku Presidenti Reagan kishte mbajtur fjalimin e tij historik më 1987”, tha Hoxhaj./Lajmi.net