34 minuta e 2 sekonda/ Kosovari vendosë rekord të ri në Guinness

Agim Agushi ka thyer një rekord historik.

Sport

08/04/2021 12:47

Agushi së bashku me Bujar Ajetin kanë goditur topin mes vete me kokë (pra, në çift) për 34 minuta e 2 sekonda, duke vendosur kështu një rekord të ri në librin e rekordeve ‘Guiness’, përcjell lajmi.net.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook, Agushi ka thënë: “Rekordi i ri GUINNESS, 34 min 02 sekonda”.

Gjatë vendosjes së rekordit, ka qenë e pranishme edhe Federata e Futbollit të Kosovës./Lajmi.net/

Rekordi i ri GUINNESS!
34 min 02 sec

8.Prill.2021/Prishtinë
Agim Agushi&Bujar Ajeti

Posted by Profi Agim Agushi on Thursday, April 8, 2021