33 vite pritje, Napoli shkruan historinë dhe shpallet kampion i Serie A

Skuadra e Napolit zyrtarisht është kampioni më i ri i Serie A për sezonin 2022/23 dhe ky titull arrihet pas 33 viteve. Ekipi i Luciano Spallettit barazoi 1 me 1 ndaj Udineses në stadiumin “Dacia” dhe mjaftoi kjo pikë për t’u shpallur kampion, shkruan Lajmi.net Ishin fillimisht vendasit që kaluan në epërsi me anë të…

Sport

04/05/2023 22:37

Skuadra e Napolit zyrtarisht është kampioni më i ri i Serie A për sezonin 2022/23 dhe ky titull arrihet pas 33 viteve.

Ekipi i Luciano Spallettit barazoi 1 me 1 ndaj Udineses në stadiumin “Dacia” dhe mjaftoi kjo pikë për t’u shpallur kampion, shkruan Lajmi.net

Ishin fillimisht vendasit që kaluan në epërsi me anë të Lovric në minutën e 13’të.

Në pjesën e dytë, sulmuesi afrikan, Victor Osimhen shënoi një gol tejet të bukur për ta barazuar rezultatin.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani shkruan historinë duke u bërë lojtari i parë kosovar që fiton një titull të Serie A.

Kujtojmë që Napoli tani shkon në kuotën e 80 pikëve ku kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të sezonit.

Në pozitën e dytë në Serie A qëndron Lazio me 64 pikë, 16 pikë më pak se lideri i Serie A, Napoli./Lajmi.net/