300 euro gjobë e heqje e patentë shoferit për 23 vjeçarin në Ferizaj, shkeli rregullat e trafikut

Të dielën e 29 janarit një 23 vjeçar në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik është ndaluar nga Policia për tejkalim të shpejtësisë. Në zonën 50km/h, ai voziti 135 km/h, dhe u dënua me 300 euro gjobë dhe 3 muaj heqje patentit. Ndërsa gjatë ditës së djeshme Policia bën të ditur se një 47-vjeçar nuk ka respektuar shpejtëinë…

Lajme

30/01/2024 15:12

Të dielën e 29 janarit një 23 vjeçar në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik është ndaluar nga Policia për tejkalim të shpejtësisë.

Në zonën 50km/h, ai voziti 135 km/h, dhe u dënua me 300 euro gjobë dhe 3 muaj heqje patentit.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Policia bën të ditur se një 47-vjeçar nuk ka respektuar shpejtëinë në magjistralen Ferizaj-Shtime, dhe i njëjti është dënuar po me 300 euro gjobë dhe tre muaj heqje patenti.

Ekstradohet nga Italia kosovari i dënuar me 3 vjet burgim

Komunikata  e plotë:

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, në dy raste të ndara ka ndaluar dy shofer të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje në komunikacion dhe të cilëve, veç gjobave të shqiptuara u ka hequr edhe patentë shoferët.

Me datën 29.01.2024 rreth orës 11:40, në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik, saktësisht në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policia ka daluar shoferin A.M (M/MV) i moshës 23 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpëjtësisë , kun ë zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 135 km/h . Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Ndërsa, me datën 30.01.2024 rreth orës 08:24 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare të Ferizajt , policia ka daluar shoferin E. E (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h. Ndaj saj, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton
qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.