3 mijë pula në ‘aksion’ që ta mbysin dhelprën që hyri në fermë

Pulat në një fermë në veri-perëndim të Francës, besohet të kenë formuar një ‘bandë’ për të mbytur një dhelpër të re.

Fun

14/03/2019 15:12

Incidenti i pazakontë në Brittany u zhvillua pasi dhelpra hyri në kafaz ku ishin 3,000 pula dhe dera automatike u mbyll menjëherë, raporton BBC.

“Kishte një instinkt të bagëtisë dhe ato e sulmuan atë me sqepat e tyre”, tha Pascal Daniel, kreu i bujqësisë në shkollën bujqësore Gros-Chêne.

Trupi i dhelprës së vogël u gjet ditën tjetër në një cep të kafazit.

“Kishte goditje në qafën e saj, rrahje nga sqepat”, tha Daniel për agjencinë e lajmeve AFP.

Kafazi është mbajtur hapur gjatë ditës dhe shumica e pulave dalin jashtë, shton AFP.

Kur dera automatike u mbyll, dhelpra – e menduar të jetë rreth pesë apo gjashtë muajsh – mbeti e bllokuar brenda.

“Ato (pulat) mund të jenë mjaft të forta kur janë në pako”, deklaroi tutje Daniel.